20.02.2025 - NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E FAZËS SË VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATËVE "Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar"

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, (i ndryshuar) si edhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim të kandidates që ka aplikuar, njofton se  procedura e shpallur për plotësimin e vendit vakant “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar” mbyllet me  këtë kandidaturë të vlefshme:

 

  • Znj.Anila Haruni

 

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.2.2025, ora 08.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.  
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 24.2.2025, ora 11.00 në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.